Maqedoni

“Mbrojtësi” i Sheqerinskës para trupit gjykues

06.10.2017 12:10

Në Gjykatën Penale në Shkup, sot mbahet seanca gjyqësore ndaj Pançe Angellovit, i cili më 27 prill në Kuvend sulmoi deputeten e atëhershme të LSDM-së, Radmilla Sheqerinskën...

Angellov është njëri nga sulmuesit i cili gjatë dhunës së shfaqur në Kuvend natën e 27 prillit të këtij viti, Radmilla Sheqerinskën fillimisht e gjuajti me një shufër të hekurt në kokë dhe më pas edhe e kapi për flokësh.

Angellovi prononcohej se nuk ndjehet fajtor për ngjarjet e Kuvendit, as që ka pasur për qëllim ta sulmojë deputeten e atëhershme, Sheqerinskën, ai ka dashur që ta shpëtojë atë nga turma, prandaj edhe e ka tërhequr për flokësh. Prokuroria fillimisht Angellovin e ka akuzuar për pjesëmarrje në turmë.