Botë

Trumpi mund të braktisë marrëveshjen me Iranin

06.10.2017 12:42

Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump, mund të planifikojë të braktisë marrëveshjen bërthamore të Iranit, sipas raporteve të medias amerikane...

Nëse nuk arrin të certifikojë akordin, Kongresi do të vendosë nëse do të imponojë sanksionet ekonomike ndaj Iranit. Trumpi ka afat deri më 15 tetor për të vendosur. Kundërshtimi ndaj marrëveshjes dominoi një pjesë të mirë të fushatës së tij për zgjedhjen president vitin e kaluar.
 
Duke u paraqitur për fotografët me liderë ushtarakë të enjten, ai tha se kjo ishte “qetësia para stuhisë”, por refuzoi të jepte detaje të mëtejshme. Ka pasur spekulime që komentet e tij mund t’i referohen tensioneve të larta me Korenë e Veriut, por New York Times thotë se “njerëzit që janë informuar për këtë çështje” besojnë se kjo i drejtohej Iranit.