Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2017, në 19:30 debati për Sarajin në TVM 2 dhe TVM 2 sat
06.10.2017 13:36
TVM 2 vazhdon me emetimin e debateve zgjedhore...

Përballë votuesve të tyre, sonte në 19:30 në ekranin e Servisit Publik përballen kandidatët e partive politike që garojnë në Komunë e Sarajit.
Sa i njohin ata problemet e vërteta të banorëve të komunës për të cilën garojnë? Cilat janë ofertat e tyre? A kanë afatizime konkrete se kur do t’i realizojnë premtimet e tyre për projektet afatgjata dhe afatshkurtra për të cilat kanë nevojë banorët e Sarajit? Të gjitha këto, sonte në 19:30 në TVM 2 dhe TVM 2 sat.
