Punëtori për zgjidhjen e problemit me denacionalizimin
Zgjidhje e problemit me denacionalizimin në Republikën e Maqedonisë dhe roli i Avokatit të popullit në këtë proces, është tema e punëtorisë së sotme në organizim të Instrumentit për ndihmë teknike dhe këmbimin e informatave të Komisionit Evropian............

Zgjidhje e problemit me denacionalizimin në Republikën e Maqedonisë dhe roli i Avokatit të popullit në këtë proces, është tema e punëtorisë së sotme në organizim të Instrumentit për ndihmë teknike dhe këmbimin e informatave të Komisionit Evropian (TAIEX), në bashkëpunim me Avokatin e popullit.
Në punëtorinë të cilën do ta hapin Avokati i popullit të Republikës së Maqedonisë Ixhet Memeti dhe Martin Klaucke udhëheqës në sektorin për bashkëpunim, në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shkup do t'i trasmetojnë përvojat nga puna e Zyrës së Avokatit të popullit të Maqedonisë, si dhe për proceset e denacionalizimit në Bullgari dhe Rumani dhe roli i Avokatit të popullit.
Në temën "Denacionalizimi si një nga mënyrat e fitim e së të drejtës së pronës" do të flet profesoresha Rodna Zhivkova nga Fakulteti Juridik "Justiniani i Parë" nga Shkupi, ndërsa për "Përvojat e Ministrisë së Financave si organ i cili e zbaton denacionalizimin" do të flasin përfaqësueset nga kjo Ministri, Danilea Atansovska dhe Marina Stamavkova.
