Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2017, vlerësimi normativ, E Majta ankesë në kushtetuese
06.10.2017 14:47
Partia E Majta ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese parashtresë kundër ndryshimeve të fundit në Ligjin për pagën minimale...

Nga E Majta thonë se i ashtuquajturi vlerësim normativ, u jep dorë të lirë punëdhënësve të manipulojnë me ligjin.
“Vlerësojmë se kjo është si ajo veza e qyqes, përmes së cilës punëdhënësit, përmes lobit të tyre në qeveri dhe në të gjithë sektorin e biznesit, me sukses e kaluan përmes ndryshimeve ligjore, që janë në dëm të punëtorëve, të cilët më pas gjatë procesit, nëse e njëjta rregullativë mbetet në fuqi, mund të manipulohen lehtësisht e të përballen me norma të shtuara të punës, të cilat realisht nuk mund të përmbushen dhe kështu ata nuk do të mund të marrin rrogën minimale, e cila garantohet me këtë ligj. Veçanërisht thërrasim lidhjen e sindikatave të dalë me kritika të kësaj mënyre të re të gjetjes së zbrazëtirave ligjore. Nuk është respektuar dialogu social, në këshillin ekonomik kaloi një version i ligjit, më pas qeveria doli me ndryshimet aktuale ligjore”,- u tha nga E Majta.
