Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2017, BDI prezanton projektet për Sarajin
06.10.2017 15:00
Në pres konferencën e sotme, kandidati i BDI-së për Komunën e Sarajit, Blerim Bexheti, prezantoi projektet për zhvillimin e komunës...

“Ndërtimin e poliklinikës, revitalizimin dhe vënien në funksion të liqenit Treska. Vlera investuese e këtij projekti do të jetë afër 300 milion euro, ndërsa do të sigurohen mbi 1 500 vende pune. Ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës, rifunksionalizimin e Qendrës rekreativo - sportive – Saraj... Me qëllim të lehtësimit të qarkullimit dhe lëvizjes së qytetarëve planifikojmë ndërtimin e unazës te ura e re, e cila lidh Sarajin me kryeqendrën”,- deklaroi kandidati për kryetar të Sarajit – BDI, Blerim Bexheti.
