Zgjedhjet lokale 2017, LSDM tubime në Tetovë dhe Jegunovcë
Tetova multietnike do të vazhdojë të përcjellë porosinë e Maqedonisë multietnike.....

“Tetova multietnike do të vazhdojë të përcjellë porosinë e Maqedonisë multietnike, të vazhdojmë ndryshimet”,- porositi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në tubimin në Tetovë.
Ai tha se deri sa dikush ka vendosur të bëjë pengesa, dikush tjetër ndërton zhvillim në aspektin multietnik. “Bashkërisht mbijetuam, Tetova është shembull për bashkëjetesë në Maqedoni”,- tha kreu i socialdemokratëve, Zoran Zaev. Ai dha mbështetjen e tij për kandidaten për kryetare komune nga radhët e BDI-së, Teuta Arifin.
“Në frymën e koalicionit që e kemi arritur, ne qëndrojmë pas kryetares aktuale të Tetovës, Teuta Arifit. Unë personalisht i besoj dhe jap mbështetjen tonë dhe apeloj, normalisht duke respektuar të drejtën tuaj të votës, që këtu të japim votën tonë. Mjaft u fundosëm në baltë nga politikanë që mbjellën nacionalizëm. E gjithë bota ecën përpara, ecë përpara drejt teknologjive moderne, drejt vendeve të reja të punës të cilat janë kualitative për të rinjtë, ecë para drejt ekonomisë, drejtë investimeve të reja. Ndërsa ne ishim të bllokuar. Tani, pasi që para nesh janë larguar të gjitha paragjykimet, kemi hapur një front të ri. Të punojmë të gjithë të përkushtuar për atë që është e rëndësishme për të gjithë Maqedoninë, e ajo është ekonomia, vendet e punës, rrogat më të larta, infrastrukturë më të mirë dhe ujë të pijshëm”,- deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.
Lideri i LSDM-së foli edhe për përmirësimin e raporteve me shtete fqinje në katër muajt e kaluar. Ai tha se gjatë kësaj periudhe janë kursyer 45 milion euro, para të cilat janë drejtuar për qytetarët, ndërsa me një pjesë të tyre është siguruar mbulim i tërësishëm i punëtorëve të falimentuar.
“Deri sa jemi në Tetovë, kemi arritur sukses edhe në Tetovë, janë aprovuar para për ndërtimin e gjimnazit, me çka 12 paralele në gjuhën maqedonase do të kthehen në ndërtesën e arsimit të integruar”,- tha Zaevi, duke shtuar se vitin e ardhshëm do të ndërtohet shkolla në Reçicë të Vogël, ndërsa janë siguruar para për pastrimin e deponisë në hyrje të qytetit. Zaevi paralajmëroi që “Jugohromi” sërish do të punojë me kapacitet të plotë, por me kushte ekologjike. “Ka filluar ndërtimi i filtrave, ndërsa punëtorët do të kthehen në punë në mars ose prill”,- tha lideri i socialdemokratëve.
Kandidat për kryetar komune në Jagunovcë, Darko Blazhevski, tha se nëse e merr besimin e qytetarëve do të zgjidh problemin me ujin e pijshëm, rrjetin e kanalizimit, deponitë e egra dhe papunësinë.
“Disa nga masat në programin tonë për zvogëlimin e papunësisë janë: lirimi nga taksat komunale për investitorët që do të investojnë në ndërtime në të cilat do të punësohen banorë të Komunës së Jagunovcës, do të bëhet inkurajimi i sektorit privat përmes partneritetit private publik. Në Komunën e Jagunovcës një degë nga e cila varen dhe jetojnë një numër i madh i banorëve të kësaj zone është bujqësia, prandaj është e domosdoshme që të ndërtohet rrjetin e kanaleve dhe të formohen shoqata të prodhuesve dhe me trajnimin e tyre dhe qasje të organizuar të vjen deri te çmimet e blerjes për prodhimet bujqësore. Do t’i përfshijmë qytetarët në krijimin e buxhetit, në sjelljen e vendimeve në kontrollimin e pushtetit. Mjetet buxhetore do të përdoren me shumë përgjegjësi dhe do të informojmë në kontinuitet për atë që kemi punuar”,- tha kandidati për kryetar komune në Jagunovcë nga LSDM, Darko Blazhevski.
Koalicioni “Jetë në Maqedoni”, i kryesuar nga LSDM, realizoi takime edhe me banorët e Tearcës dhe Brvenicës. (Sanije Duraku, TVM2)
