Maqedoni

Incidenti në mitingun e VMRO-së, padi kundërvajtëse dhe 500 euro gjobë autorit

06.10.2017 16:23

Policia ka arrestuar 36 vjeçarin që tentoi të spërkasë me lëndë kimike liderin e VMRO-së, Nikolla Gruevskin, që po mbante fjalim në tubimin në qendër të Shkupit...

Ka ndërhyrë menjëherë sigurimi i Gruevskit dhe policia, dhe autori i incidentit është dërguar në stacionin policor “Beko” në Shkup. Tubimi ka vazhduar normalisht pas ndalimit të autorit të incidentit.

Ndaj autorit është ngritur padi kundërvajtëse për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe dënim prej 500 eurosh për përdorim të lotsjellësit.

GAZMEND REXHEPI