Maqedoni

Rasti “Monstra”, Kallajxhievi: Prokuroria po hamendet, duhet rigjykim

06.10.2017 16:48

“Rigjykim të rastit “Monstra” duhet të ketë”,- kështu vlerëson profesori universitar, Gordan Kallajxhiev....

“Rigjykim të rastit “Monstra” duhet të ketë”,- kështu vlerëson profesori universitar, Gordan Kallajxhiev, sipas të cilit Prokuroria Publike në njëfarë mënyre po hamendet dhe kur më nuk qëndron me siguri prapa aktakuzës.
 
“Tanimë që Prokuroria Publike nuk qëndron me siguri prapa aktakuzës, gjykata më nuk ka as bazë morale. Unë sikur të isha gjykatës, nëse prokuroria ka dyshime, nuk do të mundja askënd ta dërgoj në burgim të përjetshëm, nëse ai që më ka bindur se ata janë fajtorë tashmë nuk është i sigurt për të njëjtën. Këtu nuk kam kurrfarë dyshime se duhet të kthehet pas gjykimi”,- deklaroi profesori universitar, Gordan Kallajxhiev.
 
Sipas tij, “Monstra” është një ndër rastet që tregon se në të drejtën penale ka situata të rënda ku duhet mbajtur balanc mes idesë së mbrojtjes së shoqërisë dhe mbrojtjes së të dyshuarve nga ndjekja e pabazë dhe procedura jo e drejtë. 
 
ERSAN PAJAZITI