GRUEVSKI-ZAEV

Sot takohen Gruevski dhe Zaev

24.06.2014 13:29

Kryetari i partisë qeveritare VMRO-DPMNE dhe kryeministër, Nikolla Gruevski dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev pritet që sot të takohen pasi që deputetët opozitarë dhanë dorëheqje të funksioneve dhe nuk marrin pjesë në punën e Kuvendit pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare............

Kryetari i partisë qeveritare VMRO-DPMNE dhe kryeministër, Nikolla Gruevski dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev pritet që sot të takohen pasi që deputetët opozitarë dhanë dorëheqje të funksioneve dhe nuk marrin pjesë në punën e Kuvendit pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 27 prill të këtij viti.

Lideri i partisë opozitare e pranoi ofertën dhe në konferencë shtypi i përsëriti kërkesat për formim të qeverisë teknike që do të realizojë zgjedhje të lira, korrekte dhe demokratike, ndarje të partisë nga shteti, rregullim i mediave dhe përfaqësim i drejtë i opozitës në servisin publik dhe mediat e tjera, risaktësim në legjislacionin zgjedhor dhe saktësim të Listës zgjedhore dhe realizim të regjistrimit.

Paraprakisht kryeministri Gruevski ka verifikuar pozicionet e partisë së tij për përmirësimin e dialogut politik. Gruevski ëhstë i prerë, nuk do të ketë asnjëherë qeveri teknike ashtu siç kërkon lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Ky i fundit në takimin e sotëm  duhet të arsyetojë përse opozita e bojkoton  Kuvendin si dhe cilat janë kërkesat, si ajo për qeverisjen teknike dhe kërkesa për zgjedhje të reja.