Keqpërdori veturën zyrtare, MPB ngre padi kundër kryetarit të Berovës

06.10.2017 18:52

Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur padi penale kundër kryetarit....

Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur padi penale kundër kryetarit të Komunës së Berovës për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas MPB-së, ai pa vendime dhe pa leje ka shfrytëzuar veturën e komunës për nevojat e tij private.

“Personi në fjalë, si person zyrtar i Komunës së Berovës, në periudhën prej 1 korrik 2015 deri më 1 korrik të këtij viti, në disa raste e ka shfrytëzuar veturën e tij zyrtare për nevoja private dhe atë pa vendimin e organeve kompetente të komunës, si dhe pa ftesa për rrugëtim zyrtar jashtë vendit. Ai 32 raste e ka shfrytëzuar veturën për nevojat e tij private, duke e dëmtuar buxhetin e komunës për një shifër që ende nuk është vërtetuar”,- thonë nga MPB.