ShBA bëhet gati për “Nate”, 22 viktima deri tani nga stuhia tropikale

06.10.2017 19:32

Stuhia tropikale “Nate” ka marrë të paktën 22 jetë njerëzish në Costa Rica....

Stuhia tropikale “Nate” ka marrë të paktën 22 jetë njerëzish në Costa Rica, Nicaragua dhe Honduras, ndërsa trajektorja e lëvizjes së saj është drejt Shteteve te Bashkuara të Amerikës.

Mbi 20 persona te tjerë rezultojnë të zhdukur, rreth 400 mijë njerëz në Kosta Rika janë pa ujë të rrjedhshëm e mijëra të tjerë po flenë nëpër strehime të përkohshme. Qendra kombëtare e uraganeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës parashikon deri në 38 cm shi me mbërritjen e stuhisë.

Banorët e Floridës dhe Teksasit, të përballur tashmë me furinë e motit, janë këshilluar të përgatiten edhe një herë për kapriçot e natyrës, ndërsa ende nuk e kanë marrë veten nga dëmet e uraganeve Harvey dhe Irma.