Botë
Pakistan, 24 të vdekur nga një sulm vetëvrasës
07.10.2017 12:35
Numri i të vrarëve nga një sulm vetëvrasës me bombë kundër një tempulli Sufi në pjesën jugperëndimore të Pakistanit...

Numri i të vrarëve nga një sulm vetëvrasës me bombë kundër një tempulli Sufi në pjesën jugperëndimore të Pakistanit, ka arritur në 24 persona, pasi gjatë natës në spital vdiqën katër të plagosur.
Ky sulm ndodhi para dy ditës në rajonin Jhal Magsi të provincës Baloçistan.
Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik. Zyrtari i lartë policor pakistanez, Mohammad Iqbal, tha sot se mbi 20 persona të plagosur, disa prej tyre seriozisht, po trajtohen në spital.
