Maqedoni

Ra bora e parë, 1 cm borë në male, temperaturat ulen ndjeshëm

07.10.2017 13:33

Pjesët malore të vendit u zgjuan sot nën mbulesën e borës së parë të sezonit...

Temperaturat kanë rënë ndjeshëm dhe ndjehet ardhja e stinës së ftohtë që sivjet shpejtoi arritjen.
 
Meteorologët thonë se mot I ftohtë , me borë në male dhe me shi në pjesën më  të madhe të vendit , na pret edhe nesër,  ndërsa nga e hëna moti do të stabilizohet dhe temperaturat sërisht do të fillojnë të ngrihen në vlerat normale të sezonit .
 
“Ka rënë 1 cm borë në Mavrovë dhe Kodrën e Diellit dhe në Lazaropole. Në shumë vende fryn erë mesatare deri në të fortë nga drejtimi verior dhe veriperendimor, që më shumë ndjehet në rajonin e Shkupit të Shtipit dhe të Pellagoinisë e që arrin shpejtësinë deri në 70 km në orë . Në vendi do të ketë mot të ftohë me rreshje shiu dhe në disa vende edhe me rreshje bore në male. Era pritet të rrisë shpejtësinë edhe më shumë se 70 km në orë ndërsa temperatra në maksimumin e saj do të arrijë deri në 12 gradë”, shprehet meteorologja. 
 
Teksa Maqedonia i gëzohet borës së parë që këtë fundjavë mbuloi malet, Shqipëria, Kosova,  Serbia dhe Bosnjë Hercegovina, kanë problem të theksuara në trafik nga stuhia e borës që përfshiu këto vende.
 
Në Pukë të Shqipërisë, trashësia e borës ka arritur në 10 cm, një trashësi kjo e pazakontë për sezonin. Situata është bërë problematike gjatë natës në Rrugën e Kombit, ku dëbora mbuloi shumë shpejt një pjesë të mirë të rrugës, rreth tunelit të Thirrës.
 
Për pasojë, kanë ndodhur disa aksidente për shkak të shpejtësisë dhe humbjes së kontrollit të mjeteve në rrugë nga rrëshqitjet, por që kanë rezultuar vetëm me dëme materiale. 
 
MIGENA GORENCA