Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2017: LSDM, vizioni për Kërçovën dhe M.Brodin
07.10.2017 13:51
Maqedonia ka nisur rrugën drejt jetës më të mirë, drejt sundimit të ligjit...

Maqedonia ka nisur rrugën drejt jetës më të mirë, drejt sundimit të ligjit, tha nga Kërcova lideri i LSDM-s Zoran Zaev. Sipas tij , drejtësi do të ketë dhe ky është premtimi më i madh i LSDM-së, Zaev dha fjalën e tij para kërcovarëve se do tëketë përgjegjësi ndaj të gjithë atyre që kanë shkelur ligjin.
Ai ka porositur nga Kërcova për unitet. Vetëm së bashku, të gjitha bashkësitë etnike , mund të jetojmë këtu.
Perpsektiva jonë është në ndryshimet tona. Mbaroi koha kur na gënjenin etnikisht, nëse I mënjanojmë problemet etnike do tu mund tu kthehemi problemeve të vërteta dhe të përqëdnrohemi në cështjet ekonomike , punësimet e reja dhe investimet tha Zaev .
“Kërcova është shembulli I Maqedonisë për bashkëjetesë e për ndërtimin e një të ardhme më të mirë. Ja ku jemi në një koalicion multietnik që paralajmëron një jetë të re. këtu në kërcovë duhet ët keronhemi me tatë që bëjmë sepse e dimë se të gjithë jemi të njetë para zotit , qytetarëve dhe familjeve tona. Famijët tanë a presim që tu sigurojmë jetë më të mirë, fëmijët tanë presin arsim më të mirë, rroga më të mira , tua zgjidhim problemet, presin jetë më të mirë për të gjithë”, shprehet kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
Jeta më e mirë nis që me largimin e pengesave të përditshme për qytetarët prandaj LSDM në kërcovë premton angazhim për përmirësimin e cilësisë së ujit dhe të ajrit në këtë komunë, me masa urgjente tha bartësi I listës së këshilltarëve të LSDM-së para qytetarëve.
“Problemi më I madh gjatë periudhës së dimrit në Kërcovë, është ajri I ndotur që na dëmton shëndetin. Duhet urgjentisht të intervenohet me masa për përmirësimin e cilësisë së ajrit. Iniciativë për fillimin urgjent të procesit të gazifikimit dhe të vendosjes së ngrohjes qëndrore. Subvencione për qytetarët që ngrohen me energjencë ekologjikë, subvencionim për bicikletat dhe ndërtimin e rrugëve për bicikleta. Gypat e vjetër të ujit, të zëvëndësohen me të rinj. Vetëm me ujë e ajër të pastër do të ketë shëndet të mirë për të gjithë”, shprehet bartës i listës së këshilltarëve në Kërçovë- LSDM, Sasho Kaceski.
LSDM ka mbajtur miting mbrëmë edhe në Makedoski brod. Kandidati për kryetar në këtë komunë nga social demokratët, premtoi se bashkë me ekipin e tij do ta kthejë qytetin në një vend më të mirë për jetesë.
“Dua që bashkë me ju ta kthejmë komunnë e makedosnki brodit, në një komunë në një rrëfim suksesi me të cilën do të mburren të gjithë. Dua që bashkë me ju ta bëjmë Makedonski Brodin një qytet të lulmtur nga I cili të rinjtë nuk do të kenë nevojë të largohen . Këtë bashkë mundemi dhe duhet ta bëjmë dhe qëllimi I kandidimit tim ishte pikërisht të ndaloj largimin e të rinjve nga Makedonski Brodi”, shprehet kandidat për kryetar në Makedonski Brod- LSDM, Zhivko Siljanovski.
Programi ynë ka projekte për përmirësimin e jetës së qytetarëve, ndërimi I një zone industrial që do të ndikojë në uljene papunësisë duke tëhequr edhe investuesit vendas e të huaj. Do të ndihmojmë ndërrmarjet e vogla të cilat I konsiderojmë si partnerët tanë më të mëdhenj.
Sipas tij, papunësia dhe shpërngulja e të rinjve duhet ti kalojë së kaluarës dhe për këtë do të angazhohet fuqishëm në 4 vitet e mandatit të ardshhëm.
Perspektiva jonë varet nga ne, mundet dhe duhet ti ndryshojmë gjërat për mirë. Do të promovojmë bukuritë e qytetit tonë duke hapur mundësi turizmit.
Komuna jonë ka bukuri të suhmta natyrore dhe këto duhet të shfrytëzohen në maksimum , këto janë përparësitë tona që duhet ti vënë në funskion të zhvullimit të komunës. Jemi komuna me ajër më të apstër në maqeodni dhe kjo është arsyeja pse ne duhet ardhëmrinë ta ndëtojmë këtu tha kandidati I Lsdm –së për Makedonski Brodin , Siljanovski
FLUTURA LATIFI
