Maqedoni

Zgjehjet lokale 2017, BDI prezenton vizionin për Dibrën

07.10.2017 14:09

Kandidati i BDI-së për kryetar të Komunës së Dibrës, sot në konferencë për shtyp...

Kandidati i BDI-së për kryetar të Komunës së Dibrës, sot në konferencë për shtyp  ka shpalosur programin zgjedhor për katër vitet e ardhshme. Ky Program, tha Lata, ka për synim zhvillimin e mëtejshëm të Dibrës
 
“Infrastruktura ka qenë arma më e fuqishme  e jona në katër vjeçarin e kaluar. Mirëpo  edhe në katër vitet e ardhshme ne  kemi paraparë projekte të rëndësishme në Urbanizëm dhe infrastrukturë të cilat do të përfshinë çdo cep të qytetit të Dibrës.  Janë paraparë 45 projekte në infrastrukturën rrugore në qytete dhe fshatra  si dhe  infrastrukturën nëntokësore – ujësjellës dhe kanalizime,, rregullimi i deponisë së qytetit,  që do të kushtojë 280 mijë euro, ndërsa ndërtimin e një kopshti të ri për fëmijë me sipërfaqe prej 1 mijë m2 dhe që do të kushtojë 500 mijë euro”, shprehet kandidati për kryetar të komunës së Dibrës- BDI, Ruzhdi Lata.