Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2017: PDSH , vizioni për Sarajin dhe Shkupin

07.10.2017 14:28

Partia Demokratike Shqiptare mbremë prezentoi programin parazgjedhor para banorëve të Svillares së poshtme...

Sefedin Aliu – kandidati për kryetar komune të Sarajit, u zotua nëse merr besimin e qytetarëve do ta bëjë këtë komunë me infrastrukturën që e meritojnë banorët e saj  , me zhvillim më të mirë ekonomik , një komunë sa më afër qytetarëve. 
 
“Ndamë programin në dy pjesë, pjesa e parë që kërkon vetëm përkushtim e jo para, por duhet të punohet që të realizohet. një mbledhjen  e mbetrinave gjithandej në Saraj që edhe Sarajit ti vjen era misk e jo era bërllog sikur që i vjen sot. dy transparenc maksimale, u zotova se xhirollogarn do ta lidh te ura e hekurit e sarajit, ku qyetarët do të mund të shohin në kontiujtet të hyrat dhe të dalurat. e treta gjitha ato të mirat që i kanë marrë për të mirat personale kryetari i deri tanishëm sidomos makinat deri në 50 mijë euro do e shes dhe të hollat do ua japim skamnorëve”, shprehet kandidati për komunën e Sarajit- PDSH, Sefedin Aliu. 
 
Kandidati i PDSH-së për kryetar në qytetin e Shkupit,Bekim Fazliu  tha se gara për Shkupin është betej për të demaskuar pazarrlleqet që po bëhen me kryeqytetin edhe në këto zgjedhje nga ata që janë mësuar të bëjnë gabime kombëtare vetëm për përfitime politike. 
 
“Kandidimi i PDSH-së për qytetin e Shkupit është më shumë se sa simblik përcjell mesazh se ne Shqiptarët në Shkup jemi po aq sa të tjerët dhe se diskriminimi që u bëhen shqiptarëve duhet të ndërpritet menjëherë, duhet të ndërpritet getoizimi e parë nga dyfytyrsha e Shkupit, ku në njërën anë të merren syt nga luksi i tepruar, ndërsa në anën tjetër tjetër të përplaset në fytyr farfëria e tejskajshme në Shkup. Rrug pa asfal,pa kanalizim, pa ujë për pije, përmendore që provokojn në cdo hap dhe llojlloj raste tjera të montuara që u bëhen shqiptarëve të Shkupit”, shprehet Bekim Kadriu kandidat për kryetar në qytetin e Shkupit-PDSH. 
 
Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi tha se rruga e PDSH-së është rrugë e vështirë, por rrugë e vetme drejt zgjidhjes së problemeve kolektive të shqiptarëve.
 
“Besojë se Bekimi çdo projekt që do të miratoj për çdo bashkësi lokale, për çdo fshat, baraabarësisht me bashkësin lokale do të merr pjesë në miratimin e ati projketi. çdo tender që do të miratohet për cdo bashkësi lokale do të mundësoj që bashkësia lokale të jetë pjesë e perdorimit dhe pjesë e përdorimit dhe pjesë e kontrrollit të plotë të punës që bënë Kryetari i Komunës. besojë plotësisht në angazhimi tuaj. Ju kisha lut sinqerisht që të votoni Sefedin të votoni Bekimin.... për shkak se vota juaj është vota gjithëshqiptare. Me këtë votë gjithëshqiptare ne vazhdojm të kemi besimin e plot se do të arrim atje ku duhet, që edhe ne tjemi një popull normal në Evrop ku i kemi institucionet tona, ku kemi anatomin tonë, ku kemi buxhetin tonë dhe qeverisim vetë vetën tone”, shprehet kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.
 
Nga PDSH thonë se vota për këtë parti do të kapitalizohet për të mirën e shqiptarëve. 
 
AMIR DURAKU