Maqedoni
Ndryshimi i temperaturave, shtohen thirrjet në shërbimin e urgjencës
07.10.2017 15:08
Ndryshimi I menjëhershëm I temperaturave ka shtuar thirjet në shërbimin e urgjencës...

Pacientët që vuajnë më shuëm nga këto ndryshime janë ata që kanë probleme të zakonshme me zemrën dhe tensionin e lartë.
Ndryshimi i motit dhe rënia e temperaturave solli shtim të numrittë pacientëve që kanë zakonisht probleme me enët e gjakut, që ankohen nga tensioni I lartë, goditje në tru, problem me frymëmarrjen për shkak të lagështisë së ajrit, she të lënduarit në aksidente trafiku që janë të zakonshme për fundjavën.
Mbeten rekomandimet e zakonshme, respektim të këshillave të mjekëve amë dhe marrja në rregull e terapive dhe nëse paraqiten probleme qytetarët mund të paraqiten në numrat tanë të shërbimit për këshilla urgjente.
