Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2017: BDI prezenton vizionin për Sarajin dhe Shkupin
07.10.2017 15:34
Zhvillim lokal ekonomik, infrastrukturë, arsim cilsor, investime në shëndetësi, kulturë, sport dhe mjedis jetësor...

Zhvillim lokal ekonomik, infrastrukturë, arsim cilsor, investime në shëndetësi, kulturë, sport dhe mjedis jetësor, premtoi kandidati I BDI-së për kryetar të komunës së Sarajit.
Me projektet që ka parashikuar në programin e tij Bexheti tha se Saraji plotësisht do të urbanizohet ndërkaq realizimi i tyre do të jetë i mundur me mbështetjen e antarëve të këshillin në komunën e Sarajit në qytet dhe me mbështetjen e pushtetit qëndror nënvizoi ai.
“Si projekte kapitale me interest ë përbashkët për të gjithë banorët e komunës së Sarajit është që do të ndërtojmë poliklinikën edhe atë në vitin 2018 dhe do të hartojmë projekt dhe do të kërkojmë fonde për realizimin e projektit për shtëpinë e kultura këtu në Saraj pasiqë jemi komunë me 40 mijë banorë. Jam më se i sigurtë se këta dhe shumë projekte tjera ashtu siç u realizuan premtimet tona kyçe, ura e Sarajit, shkolla e mesme, çerdhja sheshi, komuna etj”, shprehet kandidati për kryetar në Saraj-BDI, Blerim Bexheti.
Bartësi i listës pë këshillin komunal në Saraj, Reshat Ramadani premtoi se në mandatin katër vjeçarë do të arrijë të zbatojnë programin me të cilin konkurojnë në këto zgjedhje. Ndërkohë Abdilsamet Shabani kandidat nga radhët e BDI-së, për qytetin e Shkupit tha se do të jetë zëri i gjithë qytetarëve të këtyre viseve.
“Bashkarisht me kryetarin e ardhshëm të komunës së Sarajit Blerim Bexheti do të realizojmë projekte të ndryshme ku besoj dhe shpresoj se komuna e Sarajit do të ketë një zhvillim më të hovshëm dhe më të madh normalisht duke shpresuar në mbështetjen ku BDI merr në pushtetin qëndrorë dhe shpresoj që bashkarisht me pushtetin qëndrorë të gjitha ato projekte që janë paraparë në këtë plan t’i realizojm në afat 4 vjeçarë”, shprehet bartësi liste për këshillin e Sarajit-BDI, Reshat Ramadani.
“Fokus të veçantë në mbështetjen dhe në ndarjen e buxhetit në qytet të Shkupit në mbështetjen e afaristëve shqiptarë, nëmbështetjen e shkollave shqipe, në mbështetje të shoqërive kulturore-artistike dhe në mbështetjen e gjithë shqiptarëve aty ku frymon shqip aty ne do e mbështesim si gjithherë”, shprehet kandidati për këshillin e Shkupit-BDI, Abdilsamet Shabani.
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti duke ftuar të pranishmit të mbështesin kandidatët e subjektit që drejton ai tha se është i bindur se kandidati për kryetarë të Sarajit, Blerim Bexheti siç tha ai do ta çojë deri në fund programin e përcaktuar si njeri që ka aftësinë e mjaftueshme për ta zhvilluar këtë komunë, arsimin, shërbimet në shëndetësi, në biznes, për përparimin e infrastrukturës dhe për të rritur sigurinë në këtë komunë.
“Besoj në përcaktimin e tij të fortë që do ta zhvillojë edhe më tej dhe do të rrisë cilsinë në arsim, do të rrisë shërbimet në shëndetësi do të krijojë një klimë bashkpunimi me biznesin këtu në komunën e Sarajit dhe më gjërë. Nuk i mungon as komunikimi as aftësitë. Blerimi është i përcaktuar ka një vision për infrastrukturë shum më të përparuar”, shprehet kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Ahmeti të pranishmive u tha se politika është interes dhe partia që drejton ai nuk punon me standarde të dyfishta.
Ai tha se ka marrveshje me partnerin e koalicionit qeverisës LSDM-ë për ta ndihmuar njëri tjetrin në komunat ku do të jetë e nevojshme për dy palët.
NAIM RAMADANI
