Botë
Moti i keq në Europë, 9 të vdekur në Gjermani e Poloni
07.10.2017 15:48
“Xavier”, një stuhi me erëra të fuqisë së një uragani, ka shkaktuar 9 të vdekur në Europën veriore...

“Xavier”, një stuhi me erëra të fuqisë së një uragani, ka shkaktuar 9 të vdekur në Europën veriore, ka rrëzuar pemë e ka krijuar kaos të trafikut.
Shtatë prej viktimave u shënuan në Gjermani e dy në Poloni, ku me dhjetëra banesa kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të rënies së pemëve mbi linjat e tensionit të lartë. Në Gjermani, erërat mbërritën shpejtësinë 115 km në orë.
Probleme të mëdha pati në mënyrë të veçantë transporti hekurudhor me shumë orare trenash të anuluar e njerëz të bllokuar nëpër stacione.
Për shkak të stuhisë, një tren u evakuua në kufirin e Gjermanisë dhe Holandën dhe 400 udhëtarët në bordin e tij u dërguan në palestrën e një gjimnazi të zonës.
Ekspertët thonë se stuhia tani po lëviz drejt Rusisë.
BESIM ABDULLAI
