Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2017: VMRO shpalos vizionin për Krushevën dhe Prilepin

07.10.2017 16:13

VMRO DPMNE prezantoi vizionin e saj për Komunën e Krushevës dhe Prilepit...

Në tubimet para banorëve të Maqedonisë Qëndrore, kreu i VMRO-së, foli për rëndësinë që kanë këto zgjedhje.
 
Sipas Gruevsit, Maqedonia është në rënie të lirë dhe se zgjedhjet duhet të shënojnë fillimin e erës që re, që në fakt është edhe parulla zgjedhore e VMRO-së. Gruevski nuk la pa thumbuar as rivalin politik.     
 
“Vendimi i juaj është shumë i rëndësishëm, nuk është edhe një vendim tjetër i thjeshtë. Ne nuk votojmë vetëm për kryetarët tanë të komunave, për qytetet tona por se si do të jetë Maqedonia pas 15 tetorit.”-tha kreu i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski, para banorëve të Krushevës.
 
“Ne nuk jemi nga ata që kërkojnë vota, i fitojnë dhe i harrojnë qytetarët që ditën e nesërme. Ne nuk jemi nga ata që i kërkojnë votat e qytetarëve ndërsa forcën e vet e fitojnë nga të tjerë, që kanë mbështeje nga një vend tjetër. Të cilët thonë na mbështesni që të vazhdojmë të punojmë për disa interesa të tjera. Ne kemi parti e qytetarëvë të Maqedonisë dhe ne jemi garancë për Maqedoni të forte. Mbeten edhe pak ditë nga dita e votimit dhe caasti kur do të vendoset se në cilën rrugë do të niset Maqedonia. Nëse do të vazhdojë në rënien e lirë ose do të ndalet dhe do të fillojë era e re. i afrohemi 15 tetorit, ju mirë e dini se këto nuk janë zgjedhje të thjeshta lokale”, shprehet kryetari i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski.             
 
Edhe kandidati i VMRO DPMNE-së për Krushevën, ftoi bashkëqytetarët e tij që të dalin të votojnë lirshëm në frymën e Republikës së Krushevës.  
 
“Ju ftoj më 15 tetor të dilni në masë dhe të votoni. Votoni lirshëm, me ndërgjegje të pastër dhe arsye të shëndoshë. Votoni për punë, projekte dhe vepra. Votoni për ata që me të vërtetë mendoni se do të sjellin të ardhme më të mirë për ju dhe për fëmijët tuaj nëdrsa ne përfaqësuesit e VMRO DPMNE dhe koalicioni për Maqedoni më të mirë, këtu nën flamurin e Republikës së Krushevës, me duar të kryqëzuara, zgjasim dorën për të gjithë ata që ia duan të mirën Krushevës”, shprehet kandidati për Krushevën - VMRO-DPMNE, Gjorgji Damçeski          
 
Ndërkaq, kandidati për Prilepin, u përqëndrua në politikat e qeverisë në nivel qëndror. Sipas tij ligji për përdorimin e gjuhëve dhe Marrëveshja me Bullgarinë janë dy projekte të turpshme në dëm të maqedonasve.  
 
“Shpirti na dhemb dhe sytë na mbushen me lot kur dëgjojmë se si nga zemra e Prilepit paralajmërojnë dygjuhësi. A thua këtë e meritojnë prilepasit?! Si s’u vjen turp, si nuk u dhemb shpirti dhe si do të paraqiten para fëmijëve dhe nipërve të tyre dhe si do t’ua sqarojnë atë?! Na e shitën më të shenjtën. E nënshkruan Marrëveshjen e turpshme me Bullgarinë nga e cila ne prilepasit jemi goditur më shumë”, shprehet kandidati për Prilepin - VMRO-DPMNE, Marjan Risteski.
 
VMRO premtoi se në katër vitet e ardhëshme do të vazhdojë me realizimin e projekteve kapitale që do të përmirësojnë jetën në qytet dhe vendbanimet për rreth. Investime të reja vendore dhe të huaja, kompletimin e zonave industriale si dhe 5-7 mijë punësime të reja, premtoi kandidati për kryetar komune i VMRO-së, për Prilepin. 
 
“Në katër vitet e ardhëshme premtojmë gasifikimin e Prilepit që e filloi qeveria e VMRO DPMNE-së, nga i cili përfitim do të kenë të gjithë qytetarët dhe ekonomia në Prilep. Do të vazhdojmë me ndërtimin e fabrikës për selektim sekondar të mbetjeve dhe kompostim me qëllim final prodhimin e  energjisë elektrike dhe biogas, e para e këtij lloji në RM.”- nënvizoi Ristevski. 
 
SHPËTIM NUREDINI