Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2017: BESA prezenton vizionin për Studeniçanin
07.10.2017 16:39
Lëvizja Besa ka prezentuar kandidatin për kryetar dhe listen e këshilltarëve për komunën e Studenicanit...

Lëvizja Besa ka prezentuar kandidatin për kryetar dhe listen e këshilltarëve për komunën e Studenicanit dhe projektet që do t’i realizojnë nëse do të udhëheqin me komunën.
“Sfida më e madhe e banorëve të komunës së Studenicanit është problemi me ujin e pishëm, deponia më e madhe në Maqedoni e cila helmon banorët e Batincës dhe të gjithë fshatrave të kësaj komunë, tha Rexhep Mehmedi, kandidat për kryetar në komunën e Studenicanit.
Ai shtoi me tej se vetem në këtë komunë ndodh që kryetari I këshilli komunal në të njëjtën kohë të jetë edhe drejtor I shkollës. Politizimi dhe partizimi i skajshëm i arsimit fillorë dhe të gjitha institucioneve, ka bërë që antivlerat të vihen mbi vlerat, tha Mehmeti duke premtur zgjidhjen e këtyre problemeve nëse udhëheq me komunën.
“Jeni këtu në komunën më të pazhvilluara në Maqedoni dhe këtë e mbështesim me fakte nga hulumtime të cilat raportojnë rezultate, ku në komunënë tonë, nuk kemi investime as edhe një euro për kokë banori. Jeni në mesin e një populli fisnik. I cili votoi dhe rivotoi ata të cilët sot e kësaj dite pas njëzet viteve, vazhduan të lënë pa ujë mbi 4000 banorë të komunës së Studenicanit dhe fshatrave përreth”, shprehet kandidati për Kryetarë në komunën e Studenicanit- Lëvizja Besa, Rexhep Mehmedi.
Para të pranishmëve foli edhe Ibrahim Jusufi , bartës I listës për këshilltarë në komunën e Studenicanit, I cili përkujtoi edhe një herë problemet me të cilat përballen banorët e këtij fshti. Premtimet të cilat janë dhënë gjatë këtyre viteve akoma nuk janë realizuar, ne vazhdojmë të thithim helmin e deponisë më të madhë në vend, e cila ndodhet pikërisht në këtë fshat, tha Jusufi.
“Ujsjellësi, pjesa e sipërme e Batincës e quajtur Dreshnicë, mbi 400 shtëpi nuk kanë ujë të pishëm, e premtuar por e parealizuar. Kanalizimi në vendin e komunës tonë nuk është përfunduar rrjeti, e premtuar por jo e realizuar. Infrastruktura rrugore. Para dy viteve është asfaltuar rruga në Batincë, ndërsa dy vite më pas kjo rrugë është shëndrruar si më parë. Rrugicat nuk janë asfaltuar nga komuna por nga vetë kontributi I banorëve të këtij fshati”, shprehet bartësi i listës për këshilltarë në komunën e Studenicanit, Ibrahim Jusufi.
Ai përpara banorëve të Studenicanit premtoi se të gjitha detyrimet do ti kryejne me profesionalizëm dhe transparencë, pa dallim përkatësisë etnike, politike dhe religjioze, dyert e kësaj komunë do të jënë të hapura për të gjithë, përfundoi Jusufi.
Anëtarëve dhe simpatizantëve të lëvizjes Besa në Studenican, iu drejtua edhe Antar I kryesisë Qëndrore Afrim Gashi . Sipas tij ende të habit fakti që një parti që për 15 vjet degradoi cdo gjë shqiptare, edhe më tej kërkon votat e qytetarëve.
BDI në 15 vjet përdori retoriken nacionaliste, luftën dhe gjakun e dëshmorëve tha Gashi duke akuzuar partinë shqiptare në pushtet për shpërnguljen e mbi 300.000 shqiptarëve, kthimin e partisë në ent punësimi , dhe vendin në një shtet ku qytetarët e thjeshtë duhet të paguajnë për një vend pune.
FARIJE DAUTI-BAKIJU
