Botë
Rama publikon zëvendësministrat: Në qeveri edhe dy zëvendësministra nga Kosova
07.10.2017 18:01
Kryeminsitri Edi Rama prezantoi edhe zv/ministrat e qeverisë së tij, ku janë përfshirë edhe dy zëvendësministra nga Kosova...

Emrat e 33 zv/ministrave për 11 minsitri, Rama i prezntoi në Asamblenë partiake.
Për herë të parë qeveria e Shqipërisë do të ketë në përbëjre të saj edhe dy zëvendësminsitra nga Kosova, respektivisht në Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit dhe në Ministrinë e Kulturës.
Ndërsa disa nga minsitritë do të kenë nga 4 zëvendësministra. Lufta pa kompromis kundër krimit të organizuar do të jenë objektivi kryesor i qeverisë në 100 ditët e para të këtij mandati, deklaroi kryeminsirtri Rama.
Ndërsa në Asamblen partiake paraprakisht u dorëhoq sekretari i përgjithshëm i PS-së Gramoz Ruçi, vendin e të cilit e mori Tulant Balla.
