MAQEDONI

Shpallet konkursi për 35 funksione publike

24.06.2014 13:37

Shpallja ka të bëjë me 35 funksione publike, kryesisht kryetarë dhe anëtarë të këshillave drejtues në agjenci dhe anëtarë të komisioneve.........

Kuvendi dhe Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve ka shpallur konkurs për angazhimin e kandidatëve kompetentë dhe të motivuar për më shumë funksione publike të cilat janë në kompetencë të tyre.

Shpallja ka të bëjë me 35 funksione publike, kryesisht kryetarë dhe anëtarë të këshillave drejtues në agjenci dhe anëtarë të komisioneve.

Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është 20 korriku. Kërkohet paraqitja e interesimit për funksionet kryetar dhe dy anëtarë të KD të Agjencisë për rregullimin e sektorit hekurudhor, pesë kandidatë për anëtarë të Këshillit programor të RTVM-së, një kandidat për anëtar të Komisionit për mbrojtjen e së drejtës së qasjes së lirë deri te informacionet me karakter publik, dy për anëtarë të Komisionit të Agjencisë për posta, nga një kandidat për anëtarë të Komisionit të Agjencisë për komunikime elektronike dhe Komisionit për zgjidhjen e ankesave nga sfera e energjetikës. Për këto funksione emërimi do të bëhet menjëherë pas zgjedhjes.