Madrid, protesta kundër pavarësisë së Katalonjës
Mijëra protestues dolën në rrugët e Madridit dhe qyteteve tjera, për të kundërshtuar pavarësinë e Kataloanjës...

Protestuesit kërkojnë ndërprerjen e përpjekjeve për pavarësi, duke e vlerësuar referendumin si të rremë.
Spanja është më e mirë se sa liderët esajë, tani është momenti të përpiqemi dhe tu themi se janë të pa aftë dhe të papërgjegjshëm u tha në apelin për protestën që u quajt Marshi patriotik.
Por si kundërpërgjigje përkrahësit e pavarësisë kanë bërë thirrje për tubim në Barcelonë.
Presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont u takua me një grup ndërmjetësish të përbërë nga anëtarë të shoqatës Barcelona Bar Association, liderë të biznesit e përfaqësues sindikatash dhe universitetesh.
Komisioni i krijuar të mërkurën synon të nxisë dialogun mes qeverisë qendrore e asaj rajonale me shpresën të gjendet një zgjidhje për krizën e pavarësisë.
