Botë
Disa të lënduar kur një automobil ka goditur një grup njerëzish në një trotoar në Londër
07.10.2017 19:40
Disa persona janë lënduar pasdite kur një automobil është përplasur me një grup njerëzish në trotoarin para Muzeut Natyror Shkencor në Londër...

Disa persona janë lënduar pasdite kur një automobil është përplasur me një grup njerëzish në trotoarin para Muzeut Natyror Shkencor në Londër, njoftoi policia e Londrës.
Në njoftimin theksohet se poloicia në orën 14:21 minuta sipas orës lokale (15:21 sipas kohës së Evropës së Mesme) është njoftuar për një "përplasje" para Muzeut, që ndodhet në Kensingtonin Jugor.
"Besohet se numri i të lënduarve janë këmbësorë. Në vijim është hetimi për verifikimin e rrethanave dhe arsyet për incidentin", njoftoi polici, duke shtuar se lidhur me ngjarjen është lënduar një person.
Një polic i pranishëm në vendin e ngjarjes për BBC deklaroi se besohet se këmbësorët kanë kaluar me lëndime të vogla.
Muzeu Natyoror shkencor është një nga atraksionet më të njohura turistike në Londër./mia
