Maqedoni

Lista zgjedhore, Çiçakovski: Bazë e mirë për zgjedhje të besueshme

08.10.2017 12:11

Kryetari I KSHZ-së Aleksandar Çiçakovski, thotë se lista aktuale zgjedhore është një bazë e mirë për të garantuar zgjedhje korrekte më15 tetor...

Në një intervistë për radion Europa e Lirë, Cicakovski pranon se ekspertë të caktuar kanë ende vërejtje për listën zgjedhore, por thotë se të dhënat në listë përpilohen në bazë të të dhënave që vijnë nga institucionet e caktuara .
 
Sipas tij, gjendja e listës zgjedhore e pasqyron kornizën ligjore dhe shkallën e vërtetësisë së të dhënave nga institucionet relevante. 
 
“KSHZ, vendimin për listën zgjedhore, e solli në një seancë të hapur në praninë e të gjitha mediave ,  institucioneve relevante, vëzhguesve të akredituar dhe të njejtën e publikoi edhe në ueb faqen zyrtare të KSHZ-së, pra në të kanë qasje të gjithë qytetarët. Ka vërejtje të caktuara , edhe nga ekspertët por personalisht mendoj se gjendja aktuale në Listën Zgjedhore, refleton kornizën ligjore në  saktësinë e të dhënave që kemi marrë nga institucionet relevante. Pra punojmë me një metodë që e kemi përdorur edhe viteve të kaluara. Për ndryshimin e metofdologjisë nevoitet një debat shtesë me përfshirjen e të gjitha institucioneve , ku do të diskutojhej për nevojën e ndryshimit të mënyrës së përpilimit të listës zgjedhore. Për momentin LIsta është në përputhje me kornizën ligjore”, shprehet  kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski.
 
Sa I përket  numrit  prej 1.8 milion votuesish në një shtet me 2 milionë banorë, Çiçakovski tha se vendimi për të mbylljen e Listës zgjedhore dhe konfirmimit të këtij numri është bërë me konsenzus në KSHZ, duke respektuar metodologjinë.
 
Cicakovski shton  se deri tani janë pranuar vetëm rreth 30 vërejtje për shtesë, ndryshim apo fshirje të të dhënave nga Lista Zgjedhore.
 
GYLTENE SINANI