Botë

Kosovë, mblidhet këshilli ministror për Integrim Evropian

08.10.2017 13:09

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj për herë të dytë do të mbledh Këshillin ministror për Integrim Evropian...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj për herë të dytë do të mbledh Këshillin ministror për Integrim Evropian, për të diskutuar për zbatimin e agjendës së reformave evropiane.
 
Takimi do të mbahet të hënën  dhe do të kryesohet nga kryeministri Haradinaj, si dhe ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha.Në takimin e parë, i cili është mbajtur ditë më parë, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se tash e tutje, ky këshill do të mbajë takime të rregullta javore.
 
Ai i ka obliguar ministrat që të vijnë në takime dhe të raportojnë për përmbushjen e kërkesave që dalin nga ERA.
 
“Kosova duhet në afatin kohor që ka përpara vetes të implementojë këto detyra qeverisëse. Ministrat duhet të vijnë me raportim preciz, por edhe institucionet tjera që ju takojnë detyra, në mënyrë që ne të mund të vërtetojmë që zbatimi i MSA-së është proces që po ndodhë”, ka deklaruar Haradinaj.