Botë
Uragani “Nate” godet Luizianën: Paralizohet bregu jugor, era arrin 137 km /orë
08.10.2017 13:27
Uragani Nate ka goditur shtetin e Luizianës me erëra që arrijnë një shpejtësi deri 137 km/h...

Autoritetet kanë kërkuar që banorët në disa shtete përgjatë bregut jugor të evakuohen, pasi stuhia i mori jetën të paktën 25 personave në Amerikën Qendrore.
Por megjithatë sipas parashikimeve, kjo stuhi nuk pritet të ketë forcën e uraganeve të mëparshëm Irma dhe Maria.Nate po merr fuqi në rrugën e tij drejt bregut të Gjirit të Meksikës. Louisiana Mississippi, Alabama.
Autoritetet amerikane thanë se po merren të gjitha masat për të përballur stuhinë dhe përvoja e shkuar me këto fenomene natyrore, bën që të mos ketë vend për panik. Nate filloi si stuhi tropikale, aktualisht është uragan i kategorisë së parë dhe pritet të godasë bregdetin amerikan si stuhi e kategorisë së dytë.
Veç tokës, masa po merren edhe në det, ku kompanitë e naftës po evakuojnë punonjësit e tyre nga platformat në gjirin e Meksikës.
Në Amerikën Qendrore uragani solli reshje të dendura, rrëshqitje dheu dhe përmbytje që bllokuan rrugët, shkatërruan ura e shtëpi, duke lënë me mijëra njerëz pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm.
ARLINDA BAFTIU
