Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2017: Partia ASH, vizioni për Kërçovën
08.10.2017 13:43
Aleanca për Shqiptarët mbajti mbëm tubimin qëndror për Komunën e Kërcovës...

Aleanca për Shqiptarët mbajti mbëm tubimin qëndror për Komunën e Kërcovës, ku prezantoi listën e kandidatëve për këshilltar komunal më në krye Genc Selmanin .
Bartësi I listës u zotua për ndyshime pozive që përfshijnë barazinë në vendimmarrje , meritokracinë, programet dinamike për arsim .
“Do të bëjmë depolitizimin rrënjësor të institucioneve që I përkasin komunës sidomos atyre të arsimore, so të bëjmë dislokimin ë depoisë së egër në kohë shumë emergjente , do të mundohëmi që në afat sa më të shkurtër në vendet në shkollat aktuale nëpër vendet rurale ose në ish komunat rurale të Kërqovës, të bëjmë qerdhe , do të mundohemi qe ne nje afat sa me te shkurtër, të krijojmë zyrë për thithjen e investimeve nga të dashurit tonë mërgimtarët tone”, shprehet bartësi i listës për Kërçovën – partia Aleanca për Shqiptarët, Genc Selmani .
Kryetari i aleancës Zijadin Sela tha se në Kërcovë vjen për të kërkuar unifikimin e votës shqiptare, pasi që interesi kombëtar është më I lartë se ai partiak dhe se fati i Kërqovës nuk do të ketë të ardhme të mirë nëse lihet në dorën e partive Maqedonase.
“Edhe pse ketu mund të ket plot njerëz të cilët kanë vërejtjet e tyre por do ta votojnë një kandidaturë shqiptare , unë do t shfrytëyoj rastin që tju bëëj apel diasporës shqiptare që të vin sa më masovikisht dhe të votojnë për Fatmir Dearin për kryetar komune, sepse ne bes kemi por te I huaji besë nuk duhet me pas”, shprehet kryetar i partisë Alenca për Shqiptarët, Ziadin Sela.
Në mbyllje Sela la të hpaur pyetjen publike për liderin e BDI, nëse do të vijë ne Strugë për të unifikuar apo përcar votën shqiptare.
ARLINDA BAFTIU
