Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2017: LSDM prezentoi vizionin për Koçanin dhe Vinicën

08.10.2017 14:24

LSDM dhe partnerët e koalicionit kanë mbajtur mbrëmë tubime në Koçani dhe Vinicë...

Lideri i social-demokratëve, para banorëve të Koçanit duke kërkuar votën e banorëve të kësaj ane  për kandidatin për kryetar komune Nikollço Iliev, premtoi se do të ndihmoj në gazifikim e qytetit me çka qytetarët do të kursejn më shumë duke shfrytëzuar gazin natyror në shtëpit e tyre. 
 
“Anketat tona treguan se Nikollço është kandidati I preferuar për  kryetar komune. Të nderuar miq, cka mund tju tregoj për mikun tim dhe tuajin, bashkëshort shumë I mirë, baba I dy djemve të suksessshmë. Ai është përson I cili tërë jetën e tij jeton, punon dhe krijon për Koçanin. Nikollço është punëtorë shumë I mirë dhe biznismen I suksesshëm. Kompania e tij është në mesin e 200 kompanive më të mëdha në Maqedoni dhe njëra ndër më të suksesshmet në këtë rajon”, shprehet kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev. 
 
Vetëm të bashkuar mund të zhvillojm betejën për një jetë  më të mirë. Kemi një rol historic që Koçanin ta bëjm vend më të mirë, ka ardhur koha për ndryshime reale tha në fjalimin e tij kandidati për kryetar Nikollço Iliev. 
 
“Mjedisin local e shohë si një familje të madhe ku të gjithë janë të rëndësishëm. Përparsi do të kenë njohuria dhe cilësia, profesionalizmi dhe paanshmëria në punë. Tani është koha e duhur për të vendosur standard të reja në punën dhe jetesën në komunën tonë. Të nderuar bashkëqytetar këto zgjedhje nuk janë vetëm zgjedhje për kryetar dhe këshilltar dhe nuk janë vetëm për ardhëmërin e komunës tonë. Këto janë zgjedhje për një të ardhme më të mirë në Maqedoni. Për zhvillim ekonomik, rroga më të larta dhe vende të reja pune”, shprehet kandidati për kryetar komune në Koçani-LSDM,  Nikollço Iliev. 
 
Kandidati për kryetar komune në Vinicë, Ivica Dimitrov prezentoi vizionin e tij për zhvillimin e qyetetit. 
 
“Prioriteti më I madhë I pushtetit të ri local të Vinicës do të jetë sigurmi  I ujit të pijshëm për nevojat e qytetarëve, në të gjitha vendbanimet edhe atë përmes ndërtimit e pusave të ri për furnizim me ujë, kanalizim  me qendra pastruese në vendbanImet më të mëdha dhe rikonstruimi I tërësishëm I rrjetit të ujsjellësit. Banorët e Vinicës në kontinujtet ballafaqohen me problem gjatë ndërtimit të shtëpive të reja, ndërsa ne do të përkujdesemi që ky problem të menjanohet”, shprehet kandidati për kryetar komune në Vinicë-LSDM, Ivica Dimitrov. 
 
Kandidatët e këtyre dy komunave premtuan se nëse fitojn në zgjedhjet lokale dyert e komunave do të jenë të hapura si për qytetarët ashtu edhe për sektorin e biznesit për të zgjidhur problemet e përbashkëta prioritare. 
 
Nga LSDM u zotuan se nëse marrin besimin e qytetarëve me 15 tetor, do të rikthejn jetën në të gjitha Komunat e  Maqedonisë. Qyetarët e Maqedonisë do të vazhdojnë ndryshimet, sepse jaën të vetëdishëm që vendit I  nevojitet perspektivë, tha lideri I LSDM-së, Zoran Zaev. 
 
SANIJE DURAKU