Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2017: BDI prezenton vizionin për Dibrën
08.10.2017 15:08
Bashkimi Demokratik për Integrim takimin parazgjedhore ka mbajtur mbrëmë në qytetin e Dibrës...

Gjatë këti takimi u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata dhe lista e këshilltarëve komunal.Fuat Spahiu, bartësi i listës për këshilltarë para të pranishmive u shpreh se do të jëtë në shërbim të qytetarëve dhe se nuk do ti zhgënjejë ata që ia dhanë besimin për të qenë përfaqësuesi i tyre.
BDI ka vizion real andaj Spahiu ftoi qytetarët të vendosin për program që do të ndikojë drejtëpërsëdrejti në mirëqenien e qytetarëve.
“Besimin tuaj do ta arsyetojmë dhe nuk do të ju zhgënjejmë.Ne do të jemi zëri i vërtet i juaji dhe mbështetja më e fuqishme e Kryetarit të Komunës dhe realizimin e të gjitha prohjekteve në vizionin e tij për një Dibër edhe më të mirë.Ne do të jemi bashkëpunues, harmonizues dhe unifikues në punën tonë si Këshilltarë me gjithë Këshilltarët e tjerë dhe do të jemi përkrahësit e parezervë të të gjitha iniciativave në të mirë të Dibrës dhe dibranëve Qofshin ato politike apo qytetare ”, shprehet bartësi i listë për Këshilltarë-BDI, Fuat Spahiu.
Kandidati për kryetar të Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata foli për për të arriturat katër vjeçare në krye të komunës, të arritura që sipas tij ndryshuan fytyrën e qytetit të Dibrës, duke vazhduar pastaj me premtimet qe janë pjesë e programit te tij katër vjeçare.Atë që premtova para katër viteve e kam tejkaluar dhe na mbetet obligim që këto punë ti vazhdojmë edhe më tej tha Lata.
Programi i BDI-së për këtë Komunë parsheh investime mbi 22 milion euro, ku Lata veçoi sistemin e vaditjes, kopshtin e ri për fëmijë, sheshin "Skënderbeu", rezervuarin për ujë të pijshëm ,asfaltimin , riasfaltimin dhe plakëzimin e të gjitha rrugëve dhe rrugicave të qytetit.Dibra duhet ndryshuar dhe bërë qytet Evropian. BDI më ka ndihmuar për katër vite dhe kam bindje se do të më ndihmojë edhe katër vitet e ardhëshme tha Kandidati për kryetar të Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata.
“Do të ndërtojmë edhe një rezervoar dyfish më të madh,5000 metër katëror gjimnazi,5000 metër katrorë qendra,500 mijë euro kushton cerdhja 500 mijë euro rezervoari.Do ta riasfaltoj dhe do ta rregullojë komplet i cili kushton përësri 500 mijë euro.Është një premtim që është gjithë republikan është sistemi dhe rregullimi i deponisë së mbeturinave” shprehet Kandidati për kryetar të Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata.
Kryetari i BDI –së Ali Ahmeti para diranëve,foli për krizën politike 2 vjeçare në Maqedoni dhe rolin e BDI-së në atë krizë. Ahmeti u tregua i bindur se ne këto zgjedhje lokale BDI do të jetë fituese absolute, sidomos në Dibër, që sipas Ahmetit , do të fitojë që në raundin e parë. Ahmeti ka përgwzuar kryetarin e Dibrës për punët e bëra gjer tani në shërbim të mirëqenies qytetare dhe siguroi anëtarët e BDI-së dhe të gjithë dibranët se Lata do të ketë mbështetjene tij dhe te gjithë BDI-së në projektet qe ai i parasheh për Dibrën në katër vjeçarin e ardhshëm.
“Na duhet ekonomim shumë më stabile, na duhet shëndësi më e përparuar,na duhet arsim më cilësorë. A është njeriu që këta kërkesa këta synime i ka në shpirt dhe do ti realizojë, Po këtë e dini ju e dinë edhe udhëheqësia e BDI-së dhe jorastësisht u përcaktuam për Latën edhe një mandat për ti përmbyllur disa projekte ”, shprehet kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Kuadrot që ka investuar BDI për 15 vite janë pasuri kombëtare dhe këto vlera duhet të shkojnë përprara tha Ahmeti.Ai tha se janë përkushtuar të ndërtojnë marrëdhenia të mira me të gjithë shtete fqinje ndërsa pas ciklit zgjedhor mendojnë të bisedojmë edhe me palën Greke për zgjidhjen e cështjes së emrit.Zgjithja e këti kontesti do të ndihmojë dhe hap rrugën për anëtarësim e Maqedonisë në NATO dhe BE ,që garanton stabilitet në rajon dhe krijon besim më të madh për investitorët.
Ballkanin e duam të Evropianizuar pa kufi tha Ahmeti.Kryetari i BDI-së Ahmeti kërkoi nga dibranët që të mbështesin Ruzhdi Latën sepse me fitoren e tij, fitojnë të gjithë, fiton Dibra.
FLORIJE BELULI-KAMBERI
