Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2017: Merko prezenton vizionin për Strugën
08.10.2017 15:23
Kandidati i BDI-së për kryetar të Komunës së Strugës, Ramiz Merko në pres konferëncën e sotme...

Kandidati i BDI-së për kryetar të Komunës së Strugës, Ramiz Merko në pres konferëncën e sotme, premtoi se nëse merr mandatin e qytetarëve më 15 tetor, so të angazhohet për një Strugë më te sigurt, më të zhvilluar dhe më të pastër
“Arsim më kualitativ, urbanizëm dhe infrastrukturë më të mirë, zhvillim ekonomik më të suksesshëm, shëndetësi dhe mirëqenie sociale, kulturë rini dhe sport, turizëm, ambient jetësor dhe sigurisht diaspora që na mungon më së shumti. Pra porosia ime për qytetarët e Strugës: administratori që iku dhe tenton të vij përsëri si kandidat për kryetar komune, nuk bëri asgjë për katër vite. Vij këtu fuqishëm për të vazhduar për një Strugë qe të gjithë e duam”, shprehet kandidati për komunën e Strugës- BDI, Ramiz Merk.
