Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2017: BESA, vizioni për Sarajin dhe Dibrën

08.10.2017 15:44

Kandidati për kryetar në komunën e Sarajt nga lëvizja Besa, Bashkim Bakiu, ka takuar sot banorët e komunës...

Kandidati për kryetar në komunën e Sarajt nga lëvizja Besa, Bashkim Bakiu,  ka takuar sot banorët  e komunës, për t’u njohur nga afër me problemet e tyre dhe për të prezentuar vizionin e tij për mandatin e ardhshëm 4 vjecar nëse merr besimin e qytetarëve më 15 tetor.
 
Bakiu premtoi zhvillim ekonomik e infrastrukturor , përmirësim të cilësisë së arsimit dhe departizim të tij, shfrytëzim të pasurive të shumta natyrore që ka saraji e që janë lënë pas dore gjithë këto vite. 
 
“Program ynë permban disa segmente aspektin e zhvillimit ekonomik lokal që nënekuprton bashkëpunim ne partneritet me biznesin për ngritje të mirëqeniës ne komunën e Sarajit , aspekti tjetër ështe ngritjen e cilësisë dhe infrastrukturës arsimore , pershkak se komuna deri  më tani ka keq menaxhuar  edhe me sistemin arsimorë edhe me punësimet partike dhe me nepotizëm , ka shumë shkolla në komunën e Sarajit të cilat nuk kanë as kushte minimale për të realizuar procesin edukativo arsimorë , pastaj në kuadër të programit tonë ështe paraparë edhe shfrytezimi I pasurive natyrore që janë në kuadër të Komunës së Sarajit sic janë liqeni Treska , Matka , Qendra rekreativo Saraj si dhe mundësin , kërkesë deri tek pushteti qendrorë për të shfrytëzuar benefit nga burimi natyrorë që gjendet ne teritorin e komunes së Sarajit , aty praktikishte shfrytëzohet gjithë qyteti I Shkupit , madje deri në Veles”, shprehet kandiati për komunë e  Sarajit- Lëvizja BESA,  Bashkim Bakiu.
 
Bakiu ndërkohë thotë se kërcënimi që ka marrë ditë më parë për të mos vazhduar fushatën, e ka bërë më të fortë për të kërkuar mandatin e qytetarëve. 
 
Ndërkohë kandidati për kryetar të komuëns së Dibrës nga lëvizja Besa, Xhemail ¬Çupi, tha se  edhe pse të rinjtë e Dibrës, po mundohen të vënë të gjithë kapacitetin e tyre intelektual e fizik në përmirësimin e jetës në qytetin e tyre. Kjo nuk mund të bëhet pa ndihmën e mërgimtarëve dibranë.
 
Disa dibranë nga amerika kanë tentuar të ngrenë bizneset e tyre në dibër, por kanë hasur në pengesa. Qilimara u shua duke lënë qindra familje pa punë, tha Cupi duke përmendur edhe padrejtësi të tjera që sipas tij u janë bërë dibranëve.
 
“Dibrës I janë bërë padrejtësi të mëdha, mbyllja e ndërmarrjeve, largimi I institucioneve të rëndësishme, tentative për devijimin e lumit Radika, kufiri që ndan Dibrën e Madhe dhe Dibrën e Vogël, infrastrukturë rrugore asfare, vecmas aksi rrugor Dibër- Mavrovë, Dibër- Strugë, Dibër- Tiranë, mbyllja e fakulteteve të disperzuara të UT-së, një nga themeluesit e të cilit ishte dibran. Prandaj ne e kemi obligim të punojmë për nderin e Dibrës e dibranit, që na e lanë amanet të parët tanë, ta duam e ta mbrojmë si dritën e syrit “, shprehet kandidati për kryetar të Dibrës- Lëvizja BESA,  Xhemail Çupi.
 
Cupi ka shprehur gjithashtu mirnjohjen për ndihmën e pakursyer që  mërgimtarët kanë dhënë për Dibrën .Ta përmirësojmë jetën e këtij qyteti të lënë pas dore nga pushtetet . Jeta bëhet ndryshem me rrugë parqe ,pushimore, cerdhe fëmijësh ,me shkolla, biblioteka e kinema, bujqësi të përparuar ,fabrika e mjete informative.
 
Kjo ëhtsë diga kundër shpërnguljes ,. Ne që kemi mbetur, kemi bërë dicka por me ndihmën tuaj të mirseardhur do të bëjmë shumë më tepër, premtoi kandidat për kryetar të Dibrës nga  lëvizja Besa,  Xhemail Çupi. 
 
HAMIDE IBRAHIMI