Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2017: VMRO, mitingje në Probishtip dhe Kriva Pallankë
08.10.2017 16:35
Koalicioni Për Maqedoni më të Mirë mbrëmë është ndalur në qytetet verilindore të vendit...

Kreu I VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski paralajmëroi Epokë të Re me çka tha se nuk do të të ketë rrugë të paasfaltuara, rrugë të errëta, do të ndërtohen parqe në çdo lagje,dhe do të hapen 150 mijë punësime të reja me çka papunësia do të ulet për 10%.
VMRO- DPMNE- në nuk do ta humb drejtimin për zhvillimin e vendit. Ka mbetur edhe pak ditë për të vendosur ju nëse fillon epoka e re. Ju shumë mirë e dini se këto nuk janë zgjedhje të thjeshta lokale.
Vendimi juaj është shumë i rëndësishëm, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në Kriva Pallankë. Epoka e re për Kriva Pallankën parashef shumë projekte mes tjerash: ndërtimin e magjistraleve, A2 dhe M2, hapjen e dy çerdheve, rikonstrumin e rrjetit të ujësjellsit në Kriva Pallankë, riparimin e kolektorit për fekale, si dhe përpunimin teknik për dhënien e këtyre dokumenteve për realizimin e këtyre projekteve, tha Gruevski.
“Projekti i tyre kryesor është ajri. Falemnderit Zotit të nderuar miq që na ka dhënë ajr. Zoti na ka dhënë edhe jetën ndërsa ato edhe jetën e premtojnë. Dy gjëra që nuk mvaren nga ata, pikërisht ata dy gjëra i premtojnë. Ajo është vetëm nënçmim për popullin për të gjithë, edhe pë ata që i përkrahin edhe për ata që nuk i përpkrahin”, shprehet kryetari i VMRO DPMNE- së, Nikolla Gruevski.
Arsen Çoaleksovski kandidat I VMRO- DPMNE-së për komunë e Kriva Pallankës tha se qytetarët e kanë rradhën të vendosin në çfarë shteti do të jetojnë, nëse do të vendosin për opsionin që duan në Kriva Pallankë të instalojnë dygjuhësinë, apo të sjellin këtu të jetojnë emigrant. Premtoi gazifikim, ndërrimin e sistemit të ujëjellsit me pajisje të reja, ndërtim të rrjetit të ujësjellsit në pjesën rurale të Kriva Pallankës si dhe rrugë dhe trotuare të reja.
“Ndërtimi i trotuareve, rrugëve të fshatit, rikontruim të ujësjellsit, ndërtim i shëtitoreve në pjesën e vjetër të qytetit. Krijim të kushteve për vendbanim për ciftet e reja dhe jo të ndërtojmë vendbanim për emigrantët”, shprehet kandidati i VMRO-DPMNE-së për komunë e Kriva Pallankës, Arsen Çoaleksovski.
Koalicioni për Maqedoni më të mirë mbajti tubim edhe në Probishtip. Kandidati Toni Tonevski paralajmëroi ndërtime të stacioneve lokale për transport, salla të reja sportive, gazifikim të qytetit si dhe ndërtim të rrugëve të reja.
“Do të ndërtojmë sistem të ujit edhe në vendet më të vogla, do të rikostruojmë hekurudhën. Probishtipi në katër viten e tjera do të ketë stacion pastrues të ujërave të zeza me çka do të rregullohet problem më i madh i komunës sonë. Në pjesën e efikasitetit energjetik përveç rikonstruimit të objekteve do të formojmë edhe ndërmarrje të re për prodhimin e rrymës elektrike”, shprehet kandidati i VMRO- DPMNE-së për Probishtip, Toni Tonevski.
Karavani i koalicionit për Maqedoni më të mirë është ndalur edhe në Kratovë ku u promovuar kandidati për kryetar komune, Mite Andonovski.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
