Kosovë: Shërbyesit civilë paralajmërojnë greva
Në Ditën ndërkombëtare të shërbimit civil, kryetari i Sindikatës, Mursel Zymberi ka thënë se kushdo që formon qeverinë e re duhet të kryejë detyrimet ndaj 21 mijë shërbyesve civilë.......

Shërbyesit civilë të Kosovës janë të pakënaqur me trajtimin që po u bëjnë institucionet dhe kanë paralajmëruar protesta dhe greva nëse qeveria nuk zbaton ligjin për pagat e kësaj kategorie nga 1 korriku, siç është parashikuar me ligj.
Në Ditën ndërkombëtare të shërbimit civil, kryetari i Sindikatës, Mursel Zymberi ka thënë se kushdo që formon qeverinë e re duhet të kryejë detyrimet ndaj 21 mijë shërbyesve civilë.
“Jemi shumë të vendosur që në rast se nuk do të ketë zbatim të ligjit të pagave për shërbyesit civilë, Sindikata e Shërbimit Civil do të përdorë të gjitha mjetet e lejuara sindikale që ta vënë në zbatim këtë ligj. Mjetet e lejuara sindikale janë të përcaktuara shumë qartë me ligjin për organizimin sindikal, me ligjin e grevave dhe me ligjin për shërbimin civil”, - ka deklaruar Zymberi.
