Maqedoni

Hetimi i PSP-së në penale: Gjykatësit kërkojnë informacione nga Ribarev

08.10.2017 16:49

Gjykatësit e gjykatës penale në Shkup, të hënën me peticion do të kërkojnë informacione nga kryetari I gjykatës, Stojançe Ribarev...

Gjykatësit e  gjykatës penale në Shkup, të hënën me peticion do të kërkojnë informacione nga kryetari I gjykatës, Stojançe Ribarev, për ngjarjet që lidhen me ish kryetarin e Gjykatës penale Vladimir Pançevski. 
 
Pançevski është pjesë e procedurës parahetimore  të PSP-së, nën dyshimin se me bashkëpunëtorët e tij u kanë dhënë sekretet zyrtare , personave që nuk janë të punësuar në gjykatë dhe kanë caktuar se cilat - te cilët gjykatës të dorëzohen në procedurë.
PSP ka marrë tashmëe materialet nga kompjuteri i Pancevskit por edhe të dhëna nga sistemi elektronik për sistematizimn  e lëndëve  , për të cilin PSP dyshon se ëhtsë keqpërdorur nga Pancevski , madje dyshohet edhe për një sistem paralel . Pancevski ankohet për presion gjë që mohohet nga PSP. 
 
Ish-gjykatësja në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Margarita Caca Nikolovska, thotë se Pancevski ka të drejtë të ankohet nëse I ështëbërë presion , por I duhet dhënë shanci edhe prokurorisë  të vazhdojë të ndërmarrë veprime hetimore.
 
“Më së miri është që të lëmë që PSP të mbaroj këtë procedurë parahetimore. Të shohim se çfar aktivitete dhe cfar dëshmish do të zbulohen me qëllim që të realizohet ajo që nënkuptojm ne përparim I Maqedonisë në drejtim të Integrimeve euroatlantike”, shprehet Margarita Caca Nikolovska ish gjykatëse në Gjednj.
 
Ndërkohë ekspertet juridikë e vlersojnë si vepër penale videon e publikuar nga Pançevski . Sipas tyre çdo pronar i një shtëpie apo prone ka të drejtë të xhirojë pronën e tij për ta mbrojtur,  por videon mund ta përdorë në gjykatë e jot a bëjë publike pasi bëhet fjalë për  procedure parahetimore.
 
Pançevski akuzoi se në video shihet se si një hetues PSP-së vodhi çelësin nga shtëpia e tij dhe se ai nuk ndihet më i sigurtë.  Por nga PSP hedhin poshtë këto akuza . Nga Specialja  thonë se është e palogjikshme deklarata e Pançevskit se i është vjedhur çelësi.
 
SANIJE DURAKU