Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2017: PDSH prezenton vizionin për Tetovën

08.10.2017 17:10

Mesazhi kryesor I këtyre zgjedhjeve nuk është vetëm për ndryshim të pushteti lokal...

Mesazhi kryesor I këtyre zgjedhjeve nuk është  vetëm për  ndryshim të pushteti lokal, por porosi edhe për ndërkombatërët se shqipatrët vendosin që me 15 tetorë votojn kundër paknaqësive të mëdha që kanë nga pushteti I deritanishëm.  Kështu u shpreh lideri I PDSH-së, Menduh Thaçi, në tubimin e mbajtur mbrëm në Tetovë. 
 
“Ky mesazh besoj do të jepet me datë 15 tetor dhe besoj se këtë mesazh do ta lexojn drejt edhe aleatët tonë ndrkombëtar, SHBA-të, BE-ja Shqipria dhe Kosova. Ne Shqiptarët e Maqedonisë vazhdojm të jetojm në mungesë totale të liris dhe të drejtave. Ky shesh që është mbushur sonte është simbolika që tregon se ne jemi I vetmi popull që nuk kemi realizuar lirit dhe të drejtat tona kolektive… Nuk mundet më të vazhdohet më me faktin që qytetet e maqedonaseve të zhvillohen, të kenë infrastruktur dhe kushte më të mira ndërsa vendbanimet shqiptare të jenë të paasfaltuara ta kenë ajrin e ndotur dhe të kenë mungesë të ujit të pijshëm”, shprehet lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi. 
 
Kandidati I PDSH-së  për Kryetar të Tetovës Bardhyl Dauti, kërkoi votën e qytetarëve me 15 tetorë për të kthyer  jetën në Tetovë. 
 
“Tetova për gjatë qeverisjes së kaluar u vodh nga duar e qytetarëve dhe ju ndruan forma nga njerëzit që I kanë shkatërruar bukurit arkitektonike dhe pasurit e saj. Koncepti im për qeverisjen lokale është për ekzekutivë transparent të pushtetit , për qeverisje në shërbim të qytetarëve për politikë të mirëfilltë zhvillimore sociale dhe arsimore kjo do të realizohet duke mbajtur në ekuilibër, tre postolatat kryesore .Drejtësinë ,llogaridhënien  dhe barazinë. Qyteti ynë ka nevojë për energji të reja për mirë menaxhim të këtyre postolatave , andej qyteti im ka nevojë dhe për mua .Në mënyrë që të kthehet shpresa për një jetë më të mirë urbane”, shprehet kandidati per kryetar komune ne Tetove- PDSH, Bardhyl Dauti.
 
Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi theksoi se me fitoren e PDSH-së në Tetovë, ky qytet do të jetë i barabartë me qytetet tjera të zhvilluara dhe se qytetarët e Tetovës nuk do të vuajnë më për ujë të pijshëm dhe ajër të pastër.
 
VISAR SADIKI