Botë

Ganë, shpërthen çisterna e Gazit, 3 të vdekur

08.10.2017 18:06

Një shpërthim i fuqishëm në një karburant ku magazinohej gaz natyror, në kryeqytetin Akra të Ganës...

Një shpërthim i fuqishëm në një karburant ku magazinohej gaz natyror, në kryeqytetin Akra të Ganës, ka shkaktuar të paktën vdekjen e 3 personave.

Të paktën 30 të tjerë janë plagosur. Shpërthimi shkaktoi një flakë gjigante në ajër, duke detyruar banorët që të largoheshin në panik nga zona e Atomic Juncion në verilindje të qytetit.Shpërthimi i parë mësohet se u pasua edhe nga një i dytë, si dhe një zjarr që përfshiu një karburant aty pranë.

Flakët, në rrethinat e Legon, u vunë nën kontroll nga autoritetet.

Shumë prej të evakuuarve ishin studentë na Universiteti i Ganës, i cili ndodhet në këtë zonë.

Në Qershor të 2015 -ës, rreth 150 persona humbën jetën për shkak të një zjarri që përfshiu një karburant, në qytet.