Maqedoni
Personat me aftësi të veçanta, KH: Përveç premtimeve, asgjë nuk bëhet për ta
08.10.2017 19:07
Personat me aftësi të kufizuara, nuk angazhohen dot në të gjitha proceset e jetës shoqërore, por jo për faj të tyre...

Institucionet japin shumë premtime, por nuk mbajnë pothuajse asnjë prej tyre, thonë nga Komitetit të Helsinkit i cili nën patronazhin e Ambasadës Britanike , mblodhi OJQ-të për të diskutuar rreth masave konkrete për të kapërcyer stereotipet dhe paragjykimet për këta persona.
Shteti ka vite që thotë se i mbështet personat me aftësi të kufizuara, por është vetëm deklarative.
Në praktikë, asgjë nuk ndodh. Sistemi nuk është ndryshuar, nuk ka pasur as mbështetje për prindërit. Ka ende raste të personave me aftësi të kufizuara të cilët nuk dalin nga shtëpia dhe kjo nuk është për shkak të infrastrukturës së dobët, por për shkak të paragjykimeve dhe stereotipeve që ne si shoqëri i kemi ndaj tyre.
Maqedonia është në një udhë të mirë në integrimin e njerëzve, duke i bërë më të dukshëm personat me aftësi të kufizuara dhe duke i pranuar ato në shoqëri. Këta njerëz duhet të jenë jashtë, të jenë në hapësirën publike për t'u bërë të dukshme për institucionet dhe shoqërinë dhe të japin kontributin e tyre.
