Maqedoni

Mot me diell dhe më i ngrohtë, me vranësira të vogla deri të matura lokale

09.10.2017 09:06

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët mesatare veriore...

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus një deri në shtatë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 15 deri në 22 gradë Celsius.
 
Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura do të lëviz prej tre deri në 19 gradë Celsius.
 
Vijon periudhë e  motit stabil dhe të thatë me mëngjese të ftohta, ndërsa gjatë ditës do të jetë me diell dhe më i ngrohtë. Temperaturat e mëngjesit nesër në mëngjes në disa vende më të larta do të ulen nën zero, ndërsa ato të ditës do të jenë në rritje./Mia