Botë

Sherr konsullatash Turqi-ShBA, Turqia ia pezullon vizat amerikanëve

09.10.2017 09:35

Pas vendimit të Amerikës për pezullimin e vizave për shtetasit turq, edhe Ankaraja zyrtare i është kundërpërgjigjur me të njëjtën monedhë...

Ambasada e Republikës së Turqisë në Uashington në të gjitha misionet diplomatike në ShBA ka pezulluar të gjitha procedurat lidhur me lëshimin e vizave për qytetarët e ShBA-ve, raporton Anadolu Agency.
 
“Ngjarjet e fundit e detyruan Qeverinë e Turqisë që përsëri ta shqyrtojë angazhimin e qeverisë së ShBA-ve për sigurinë e objekteve dhe stafit të misioneve diplomatike turke. Gjatë procesit të vlerësimit, procedurat për lëshimin e vizave për qytetarët e ShBA-ve në të gjitha misionet tona në ShBA janë ndërprerë, me qëllim që të zvogëlohet numri i vizitorëve në ambasadën tonë dhe konsullatat e përgjithshme në ShBA”,- thuhet në deklaratën e lëshuar nga Ambasada turke në Uashington.