Nigeri: Rriten tensionet, 5 të vdekur
Komisioner i qarkut të Lamus, Stephen Ikua, e ka konfirmuar se më 24 qershor, një “sulm fatëkeq” ka ndodhur në fshatin Witu, por ai nuk ka mundur të ofroj detaje të tjera...........

Së paku pesë persona janë vrarë nga sulmues të panjohur në një fshat në bregdetin e Kenisë, një javë pasi 60 persona u vranë në një sulm të ngjajshëm në të njejtën zonë.
Komisioner i qarkut të Lamus, Stephen Ikua, e ka konfirmuar se më 24 qershor, një “sulm fatëkeq” ka ndodhur në fshatin Witu, por ai nuk ka mundur të ofroj detaje të tjera.
Grupi i lidhur me Al Kaidën, Al Shabab, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e 16 qershorit ku u vranë 60 persona, por presidenti kenian, Uhuru Kenyatta, e ka hedhur poshtë atë pretendim ndërsa ka fajësuar politikanët e zonës për sulmin.
Aeroplanët luftarak të Kenisë dhe helikopterët ushtarak më 22 qershor kanë kryer sulme ndaj bazës së Al Shababit në Somali.
