Botë
Kriza në Mijanmar, përmbyset anija me refugjatë, 10 fëmijë të vdekur
09.10.2017 11:21
Një anije e mbushur me myslimanë Rohingya, që përpiqen të largohen prej dhunës në Mianmar...

Një anije e mbushur me myslimanë Rohingya, që përpiqen të largohen prej dhunës në Mianmar, është përmbysur në lumin Naf.
Rojet kufitare të Bangladeshit thonë se të paktën 12 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë shpallur të humbur.
Ata kanë arritur të gjejnë deri tani trupat e 10 fëmijëve të mbytur, një gruaje dhe një burri.
Sipas zyrtarëve të rojës bregdetare, mendohet se mund të kenë qenë deri në 100 persona në momentin e ngjarjes, midis tyre edhe shumë fëmijë.
Shumë myslimanë Rohingya kanë vdekur duke u përpjekur të largohen prej dhunës në Mianmar.
Rreth 60 persona besohet se kanë vdekur në një incident të ngjashëm në shtator.
