Botë
Merkel pranon të limitojë në të ardhmen numrin e refugjatëve në Gjermani
09.10.2017 12:53
Kancelarja gjermane Angela Merkel, pranoi sot për herë të parë objektivin për të vendosur një limit vjetor mbi numrin e refugjatëve të pranuar nga Gjermania...

Kancelarja gjermane Angela Merkel, pranoi sot për herë të parë objektivin për të vendosur një limit vjetor mbi numrin e refugjatëve të pranuar nga Gjermania, duke iu nënshtruar presionit të familjes së saj politike konservatore që kërkon një forcim të masave në këtë aspekt pas zgjedhjeve të fundit legjislative.
Një projekt kompromisi i arritur gjatë një mbledhje krize në Berlin mes Unionit Kristian Demokrat (CDU) dhe simotrës bavareze CSU (Unioni Kristian Social) dhe që i hap rrugën negociatave me formacione të tjera për të arritur një koalicion qeveritar, flet për një objektin në të arrdhmen për të limituar me 200 mijë në vit numrin e refugjatëve.
“Ne duam të arrijmë që numri i personave të pritur për arsye humanitare të mos kalojë 200 mijë në vit”, thekson ky tekst i pranuar nga dy formacionet.
Madje me këtë marrëveshje, ato shpresojnë të zgjidhin një konflikt që i kundërvë prej dy vitesh.
Angela Merkel dhe presidenti i CSU-së, Horst Seehofer do të prezantojnë të hënën në mesditë në Berlingjatë një konference për shty detajet e këtij kompromisi, të arritur pas rreth dhjetë orë bisedimesh./ATSH
