Irak, nis beteja përfundimtare kundër ISIS-it
Faza përfundimtare në betejën kundër “Shtetit Islamik” të Irakut dhe grupit të armatosur të Levantit...

Faza përfundimtare në betejën kundër “Shtetit Islamik” të Irakut dhe grupit të armatosur të Levantit, në qytetin sirian Raqqa, fillon sonte në mbrëmje, tha një zëdhënës i rebelëve për Al Jazeera.
“Nuk e dimë se sa kohë do të marrë, por nuk mendojmë se do të jetë një betejë e gjatë”,- tha një zëdhënës i Forcave Demokratike të Sirisë.
Sipas tij, ajo që do të merr më shumë kohë janë pastrimet në qytet nga kurthet e zjarrit dhe minat e vendosura nga luftëtarët e ISIS-it. Ai shtoi se “rreth 90 për qind e qytetit tashmë është çliruar”.
Ofensiva për të rimarrë qytetin nisi në javën e parë të qershorit, kur trupat tokësorë të SDF-së filluan të rrethonin qytetin me ndihmën e bastisjeve ajrore nga një koalicion i udhëhequr nga ShBA.
