Rasti “Monstra”, Raufi: Nuk ka prova, i presim materialet nga PPS

09.10.2017 15:33

Deklaratën e Bedri Hajdarit, një prej familjarëve të të dënuarve për rastin “Monstra”.....

Deklaratën e Bedri Hajdarit, një prej familjarëve të të dënuarve për rastin “Monstra”, se ekziston një bisedë telefonike për rastin, e konfirmon edhe avokati mbrojtës, Naser Raufi.

Sipas Raufit, protagonistët e bisedës kanë deklaruar se nuk ka prova për këtë lëndë dhe se duhet patjetër të gjinden dëshmi për të mbuluar rastin. Raufi tha se nuk e di burimin e kësaj bisede, por që pret të njëjtën gjykata ta marrë parasysh, nëse lënda kthehet në rigjykim. Afati kohor për publikimin e vendimit gjyqësor për rastin “Monstra” nga Gjykata Supreme është 60 ditë, marrë parasysh peshën e lëndës.

“Është një periudhë kohore prej 1 ose 1 vjet e gjysmë, që edhe unë i kam dëgjuar ato materiale CD që i përmendi familjari, Berdri Ajdari, vllai i Fejazi Ajdarit, dhe në ato biseda flitet me të vërtetë se për rastin “Monstra” nuk ka prova, dhe protagonisti tjetër në bisedë tha se prova do të gjinden dhe patjetër duhet të gjinden. Kjo tregon se nuk ka pasur asnjë dëshmi. Unë mendoj se e posedon edhe PPS, por ne si avokatë deri më tani nuk e kemi. Mendoj se do të pranohen, pasi është në pyetje interesi publik”,- deklaroi avokati mbrojtës, Naser Raufi.

Por, ende nuk është e qartë nëse të dënuarit për rastin do të lirohen ose jo deri në rigjykim të lëndës. Kryeprokurorja speciale, Janeca, thotë se nuk ka dijeni se ata mund të lirohen.

Për herë të parë po dëgjoj se dikush mund të lirohet nga burgimi. Kjo nuk është në fakt puna jonë e as interesi ynë. Ne po e analizojmë rastin “Monstra” që nga dita e parë. Analizojmë të gjitha bisedat e përgjuara dhe parcialisht nuk mund të themi se çfarë ka për raste të caktuara, sidomos për rastin “Monstra””,- u shpreh kryeprokurorja speciale, Katica Janeva.

Janeva thotë se nga PPS nuk janë kërkuar audio-xhirimet për këtë rast, nga PPS është kërkuar të dorëzojë vetë nëse ka audio-xhirime të tilla ose ta marrë rastin në kompetenca të saj.

"Tashmë është kërkuar që rasti të rikthehet për rigjykim në shkallën e parë që të rishqyrtohen disa lëshime thelbësore që janë bërë gjatë procedurës. Por, ende jemi në fazën parahetimore për rastin dhe asgjë nuk mund të bëhet para se PPS të mbarojë dëgjimin e materialeve”,-  tha Janeva. Pritet të shihet nëse në rigjykimin e lëndës do të shfrytëzohen ose jo bisedat që gjenden në materialet e përgjuara, për të dëshmuar nëse të dënuarit aktualë janë të pafajshëm dhe nëse në vrasjen e pesëfishtë janë të involvuar të tjerë njerëz. Afati kohor për publikimin e vendimit gjyqësor për rastin “Monstra” nga Gjykata Supreme është 60 ditë, marrë parasysh peshën e lëndës. (Nermin Mulaki-Fejzullahu, TVM2)