NATO diskuton krizën në Irak
Militantët e “Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit”, një degë e Al Kaidës, tashmë e kanë marrë nën kontroll qytezën strategjike me shumicë shiite, Tal Afar, në veri të Irakut........

Ministrat e Jashtëm të NATO-s pritet të takohen gjatë ditës së sotme për të diskutuar krizën në Irak, pasi Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka premtuar përkrahje “intenzive” për luftën e Bagdadit kundër kryengritjes së grupit Sunni që ka për qëllim të marrë nën kontroll edhe Bagdadin.
Ndërkohë, militantët e “Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit”, një degë e Al Kaidës, tashmë e kanë marrë nën kontroll qytezën strategjike me shumicë shiite, Tal Afar, në veri të Irakut.
Forcat e sigurisë në Irak ndërkaq e kanë rimarrë pikën e kalimit kufitar, Al Ëaleed, me Sirinë pasi militantët janë tërhequr prej asaj pike.
