Maqedoni

Pesë përkushtimet ndaj tetovarëve, vetëm tre kandidatë e nënshkruan dokumentin

09.10.2017 17:13

“Eco Guerilla” ftoi kandidatët për kryetar të Komunës së Tetovës të nënshkruajnë dokumentin për pesë përkushtimet ndaj tetovarëve...

Dokumenti u nënshkrua vetëm nga kandidatët e BDI-së, PDSh-së dhe Partisë Aleanca për Shqiptarët.
 
“Kreu i ardhshëm i Komunës së Tetovës që t’i garantojë qytetarëve se administrata e ardhshme komunale do të angazhohet për transparencë të plotë fiskale (publikim të rregullt të raporteve financiare, borxheve publike, menaxhimit me buxhetin), që të organizojnë fshirje dhe pastrim të rregullt të rrugëve dhe lagjeve të Tetovës, së paku njëherë në muaj, të organizojnë transportin publik me autobusë që përmbushin standardet ekologjike, të mirëmbajnë e mbrojnë hapësirat e gjelbra, por njëkohësisht të krijojnë dhe të reja, më shumë kompetenca dhe fuqi për Inspektoratin ekologjik komunal, si dhe transparencë në gjobat që do u vihen ndotësve të kategorisë B dhe që të fillojnë procedurat për shndërrimin e kazermës së Tetovës në park të qytetit”,- deklaroi Arianit Xhaferi nga “Eco Guerrilla”.