Zgjedhjet lokale 2017, në 19:15 debati për Haraçinën në TVM 2 dhe TVM 2 sat
09.10.2017 17:28
TVM 2 vazhdon me emetimin e debateve zgjedhore...

TVM 2 vazhdon me emetimin e debateve zgjedhore. Përballë votuesve të tyre, sonte në 19:15 në ekranin e Servisit Publik përballen kandidatët e partive politike që garojnë në Komunën e Haraçinës.
Sa i njohin ata problemet e vërteta të banorëve të komunës për të cilën garojnë? Cilat janë ofertat e tyre? A kanë afatizime konkrete se kur do t’i realizojnë premtimet e tyre për projektet afatgjata dhe afatshkurtra për të cilat kanë nevojë banorët e Haraçinës? Të gjitha këto, sonte në 19:15 në TVM 2 dhe TVM 2 sat.
